Moti

Afrim Ramabaja një kamenicas shumë i sukseshëm në Zvicër ka ndihmuar sot rreth 20 familje me gjendje të rëndë sociale me një shumë prej 2600 Frangash zvicerane.

Ramabaja ka qenë asambleist komunal në qytetin e Delemontit në zvicër dhe është një afarist i sukseshëm atje. Ai është takuar edhe me nënkryetarin e Kamenicës Fatmir Matoshin i cili së shpejti do të realizoj një vizitë në Delemont.

Një falënderim të veqantë për këtë gjest të Afrim Ramabajës e ka bërë Nënkryetari Matoshi, ndërsa familjet përfituese janë në skemën sociale.

Ky është falënderimi i Matoshit. “FALËNDEROJ nga zemra mikun tim Afrim Ramabaja, i cili sot ndihmoj me 2600 CHF disa familje të Komunës së Kamenicës me gjendje të rëndë sociale. Zoti të ruajtë miku im. Faleminderit shumë.”

 
Top