Kallxo.com shkruan se një mërgimtar nga Zvicra është arrestuar nën dyshimin se ka kërcënuar një bashkëfshatar të tij.
Sipas Policisë kërcënimi ishte kryer javë më parë, ndërsa Policia e kishte pritur të dyshuarin të kthehej nga Zvicra për ta arrestuar.
I njëjti sipas Policisë nëpërmjet një thirrje telefonike e kishte kërcënuar viktimën e cila më pas ishte ankuar në Polici.
Pas arrestimit personi në fjalë është dërguar në paraburgim.