Në
mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Kamenicës të
mbajtur më 30.06.2017,anëtari i Kuvendit të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arsim Thaçi, në pikën e rendit të
ditës pyetje të anëtarëve të Kuvendit të Komunës drejtuar ekzekutivit të Komunës,
ngriti tri probleme dhe kërkoi nga ekzekutivi i komunës (kryetari) për t’u
zgjidhur e ato ishin:
1.Blerjen e aparatit
mamografik statik ose mobil në QKMF për nevojat e kontrollimit shëndetësorë të
gjinisë femërore të komunës sonë.
2.Cilat janë arsyet e
deritanishme që nëpër institucionet
shkollore të komunës sonë nuk kemi mirëmbajtjen e aparateve
fotokopjuese me muaj të tërë dhe kur do
të kemi funksionalizimin e tyre pasi që është nevojë jetike për mbarëvajtjen e
punëve nëpër shkolla.
3.Kërkojmë nga ju dhe
Inspektorati komunal që t’a detyroni kompaninë “Alp Commerce” që t’a bëjë
ndërrimin e komi-busit aktual në vijën transportuese Bunari i Zenelit –
Kopërnicë dhe anasjelltas, ngase ky aktuali nuk i plotëson kushtet elementare
të mjetit transportues për njerëz dhe t’a sjellin një kombi-bus komod për
bartjen e udhëtarëve.