Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 09:00 në fshatin Doberdol të Podujevës.
Policët janë vetaksidentuar me veturën zyrtare derisa ishin në kryerje të detyrës ndërsa të njëjtit fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e Podujevës e më pas janë nisur për në QKUK.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zyrtarja për informim e policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ku sipas saj aksidenti ka ndodhur afër shkollës së fshatit dhe se policët ishin në detyrë zyrtare./Indeksonline/