Moti

Infrastruktura në komunën e Kamenicës është parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve.

Andaj po vazhdoj bashkëpunimin me ekspertë dhe profesionistë të kësaj fushe, të cilët nuk po kursejnë dijen dhe potencialin për mbështetje në hartimin e platformës sime qeverisëse, për katër vitet e ardhshme ka thënë Kujtim Gashi kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës.

Kujtim Gashi ka intensifikuar takimet e shumta që po mbanë me banorë të lagjeve të qytetet, me grupe të ekspertëve dhe me grupet tjera të interesit.
Lexojeni të plotë postimin e Kujtim Gashit

Një privilegj i madh që isha sot në mesin e banorëve të lagjes sime!

Sot mbajta një takim në shkollën "Dëshmorët e Kombit" ku prezent ishin shumë banorë të kësaj lagje, së bashku diskutuam problemet që po i bartin që sa vite kjo lagje. 
I dëgjova shqetësimet dhe problemet e banorëve për çështjen e ujësjellësit, ndriçimit publik dhe gjërave të tjera ku janë të domosdoshme për banorët e lagjes “Malësia”. Unë i tregova disa pika të programit tonë për zhvillimin e përgjithshëm të kësaj lagje, ku shpreha gatishmërinë në zgjidhjen e këtyre problemeve primare. Nga mbështetja e banorëve të lagjes sime, u ndjeva i entuziazmuar dhe morra besimin e plotë për zgjedhjet e 22 tetori.

Infrastruktura në komunën e Kamenicës është parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve. Andaj po vazhdoj bashkëpunimin me ekspertë dhe profesionistë të kësaj fushe, të cilët nuk po kursejnë dijen dhe potencialin për mbështetje në hartimin e platformës sime qeverisëse, për katër vitet e ardhshme ka shkruar Gashi.

 
Top