Kujtim Gashi ka marrë përkrahje të fuqishme nga Kadri Veseli dhe strukturat e PDK-së në Kamenicë duke përfshirë edhe Begzad Sinanin. Gashi një përkrahje të madhe thotë se po e merr edhe nga rinia e Kamenicës për të cilët thotë se janë pasuria më e madhe e Kamenicës.
Postimi i fundit i Kujtim Gashit në fb:
Ne vendosëm të hapim fushatën zgjedhore duke u takuar me të rinjtë e Kamenicës, të cilët padyshim janë shpresa dhe ardhmëria e kësaj komune.
Tashmë të rinjtë e Kamenicës e kanë kuptuar se ka ardhur koha për ndryshim, e ndryshimi vjen me njerëzit që e duan Kamenicën, njerëzit që e duan punën, me forcën për ndryshim.
Ne besojmë tek rinia jonë, ne do ta kemi përkrahjen e plotë nga rinia për të krijuar një standard më të mirë për të gjithë të rinjtë.
Së bashku, me përkrahjen dhe angazhimin e tyre, do të vulosim fitoren me 22 tetor. KG
Kujtim Gashi për Kamenicën ( Nga Kadri Veseli)
Në Prizrenin e bukur, këtë qytet emblematik, për ta përçuar mesazhin dhe mbështetjen e liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ndryshimi fillon me komunën, me qytetarët, me rininë, me avancimin e grave, me ekonominë.
Andaj, sot kam një thirrje për gjithë qytetarët e Kamenicës: jepni kuptim votës suaj, duke votuar për Forcën e Ndryshimit, duke votuar më të mirët për të mirën, për Kujtim Gashin kryetar të Kamenicës