Portali Rajonipress shkruan se :Kujtim Gashi është kandidat për kryetar komune në Kamenicë nga radhët e PDK-së. Gashi ka filluar një fushatë krejt ndryshe nga të tjerët, një fushatë tepër moderne, të kapshme për publikun dhe të pranueshme për votuesin. Shtabi i tij vlerëson se Kujtim Gashi për një kohë shumë të shkurtër ka krijuar popullaritet të madh në Kamenicë dhe çdo ditë po kërkohet nga qytetarët.
Shtabi i Kujtim Gashit që kryesisht janë të rinj dhe profesionist e vlerësojnë shumë pozitive fushatën që ka bërë në start Kujtim Gashi. “Ne po shkojmë kudo dhe po i kontaktojmë të gjithë. Qytetarët po e kërkojnë këtë formë të komunikimit sepse kandidati Gashi më shumë po i dëgjon hallet e problemet e tyre dhe në fund edhe po u jep përgjigje për të gjitha shqetësimet. Gjithsesi Gashi po bënë një fushatë, moderne ndryshe nga të tjerët” thonë në shtabin e Gashit.
Kujtim Gashi po sillet taman si lider dhe si kandidatë që seriozisht i ka hy garës.
Më poshtë gjeni dy postime të Kujtim Gashit të zhvilluara në dy ditët e fundit.
Plani Zhvillimor Komunal synon të krijojë bazat për një zhvillim të qëndrueshëm për Kamenicën
Sot mora pjesë në dëgjimin publik për planin zhvillimor të komunës së Kamenicës, qëllimi kryesor i këtij debati është që Komuna të ketë një Plan Zhvillimor Komunal, i cili do të përcaktojë zhvillimin afatgjatë ekonomik, shoqëror dhe hapësinor të komunës. Ky plan do të jetë në harmoni të plotë me kërkesat dhe detyrimet e ligjit.
Plani është i rëndësishëm pasi prezanton vizionin për të ardhmen, kornizën e zhvillimit hapësinor, strategjitë dhe masat për zbatim.
Andaj, i ftoj qytetarët të përfshihen në diskutime me qëllim të hartimit të një plani zhvillimor sa më të qëndrueshëm për një zhvillim ekonomik më të mirë për Kamenicën.
Kamenica do të jetë elitë sa i përket arsimit dhe sukseseve në cilësinë e mësimit
Ndjehem mirë kur në Kamenicë kemi shkolla të modeleve evropiane, ku fëmijëve tanë ju ofrohen të gjitha kushtet për të fituar dituri.
Ndjehem mirë kur në Kamenicë kemi shkolla të modeleve evropiane, ku fëmijëve tanë ju ofrohen të gjitha kushtet për të fituar dituri.
Përgëzova stafin e shkollës "Sejdi Kryeziu" në Roganë, për punën e mirë që po e bëjnë me brezat e rinjë, andaj bashkëpunimi dhe përkrahja ime për arsimin në Kamenicë, nuk do të mungojë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kushteve më të mira për punë dhe mësim.
Unë falënderoj për mirëpritjen drejtoreshën Farie Kryeziu, si dhe të gjithë stafin e Shkollës së Mesme të Lartë Mikse "Sejdi Kryeziu" në Roganë.
Kamenica ka kapacitete, ka mundësi dhe do të punojë që kuadrot që do të dalin nga kjo komunë të jenë konkurruese e të fuqishme në tregun e punës ka shkruar Gashi./rajonipress/