Kreu aktual i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes rrjeteve sociale i është drejtuar qytarëve të Komunës së Kamenicës në lidhje me... (Shih postimin e plotë dhe të pa edituar):
Miq të nderuar e posaçërisht ju qytetarë të Dardanës,
Më duhet të ndaj me ju një përvojë personale të katër viteve të fundit.
Qëndron Kastrati ka qenë asambleist në këto katër vite në Komunën e Prishtinës dhe një kohë edhe udhëheqës i asambleistëve të LVV.
Kam punuar me të në baza ditore për të mirën e Prishtinës dhe pa hezitim po ju them se është një prej njerëzve më të sinqertë, më të dijshëm dhe më punëtorë që kam takuar. Qëndroni është thjeshtë njeri i mirë, dhe me të kisha me hy në çdo betejë.
Jam gëzuar shumë kur është zgjedh deputet, mirëpo edhe për Kuvend edhe në këto zgjedhje pak jam idhnu :) se kam pas dëshirë që ai me vazhdu për Prishtinën.
Qëndroni është djali i Isa Kastratit, dëshmorit të Komunës sonë, dhe është fëmiu më i madh prej 6 fëmijëve të familjes.
Prindin e ka humbur në moshë shumë të re, dhe kjo edhe ka shtuar përgjegjësinë e Qëndronit për familjen e tij. Por edhe Qëndroni, sikurse edhe babai i vetë interesin e përgjithshëm e ka vendos para vetës e familjes. Kur më flasin njerëzit që e kanë njohur Isa Kastratin për të, më duket se po flasin për Qëndronin.
Dua ta tregoj edhe një ngjarje që Qëndroni nuk ka dëshirë që unë me e tregu. Para disa viteve, Komuna e Prishtinës i ka nda banesë familjes Kastrati në procesin e ndarjeve të baensave për kategori të luftës. Pasiqë është zgjedhur deputet, Qëndroni e ka kthyer banesën e Komunës, "duke shkruar se tanimë i ka të ardhurat dhe nuk i nevojitet një banesë nga komuna". Ka kërkuar që kjo banesë ti ndahet familjeve të tjera të kategorive të luftës ose rasteve sociale.
Shpresoj që edhe të tjerët ta përcjellin shembullin e Qëndronit dhe familjes Kastrati.
Me nder e respekt të përhershëm për Qendronin. I uroj zgjedhje për kryetar të Dardanes duke ditur që nga kjo do të përfitojnë vetëm qytetarët e Dardanes.
P.S. edhe pse çdo punë që e kemi bërë në Komunën e Prishtinës e kemi bërë bashkë, dhe ai ka përvojë në reformë, unë zotohem se do ta ndihmojë në çdo reformë në komunën e tij