Një numër i pronarëve të iPhone X në Twitter kanë raportuar se kanë probleme të aktivizojnë telefonat e tyre të rinj.
Çështja duket se po ndikon në disa përdorues të operatorëve amerikanë AT & T, Verizon dhe Sprint gjatë orëve të fundit, pasi ata përpiqen të marrin shërbime në telefonin 1000 dollarësh të Apple.
Kur përdoruesit përpiqen të aktivizojnë pajisjen, shfaqet mesazhi: "Serveri i aktivizimit është përkohësisht i pa disponueshëm", raportojnë mediat e huaja. shkruan indeksonline
Duket se problemi ka të bëjë me telefonat e blerë direkt nga Apple dhe jo nga operatorët.
Kompania në Kupertino nuk ka komentuar ankesat e blerësve.