Moti

Një studim i Ganimet Klaiqit në fushën e Gazetarisë vjen si libër. Kjo pasi Shtëpia botuese "Armagedoni" ka vendosur që ta botojë punimin prej 110 faqesh të titulluar: "Njoftueshmëria në titujt e gazetave".  Shkruan RTK.

Sipas Berat Armagedonit nga kjo shtëpi botuese, ani pse botohet pas vdekjes së autorit, ky është dorëshkrimi i tij origjinal, botuar nën përkujdesjen e familjes së tij, zonjës Emine Hoda-Klaiqi.

"Të ardhurat nga shitja e këtij libri jepen për familjen e gazetarit Ganimet Klaiqi", ka thënë ai.

Ganimet Klaiqi për shumë vite ka punuar gazetar te "Koha Ditore" e më vonë edhe profesor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. 

Ai ishte ndarë nga jeta më 15 maj të këtij viti. 

 
Top