Lista prej 22 personave që kërkoheshin nga Interpoli me kërkesë të Serbisë është reduktuar. Burime të Indeksonline mësojnë se nga lista është hequr edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Shkruan indeksonline.
Madje i njëjti i prinë listës së emrave të hequr nga kërkimi në Interpol.
Pas ndalimit të Haradinajt në Francë muaj më parë, Policia e Kosovës, pas kërkesës së Qeverisë, ka kërkuar nga Interpoli t’i dijë emrat e kosovarëve që kërkohen nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë.
Në listë shihet edhe emri i ish deputetit, Shukri Buja. Indeksonline e ka siguruar këtë listë e cila përbëhet nga këta 18 emra.