Kryeu i Qendrës së Vetëvendosjës në Kamenicë, Bajram Mavriqi ka reaguar ndaj ankesës së LDK-së në PZAP.
Ky është Reagimi i tij i plotë dhe i pa edituar.
Sa të çuditshëm janë LDK, edhe pas zgjedhjeve vazhdojnë ti manipulojnë qytetarët e Komunës së Dardanës, në veçanti elektoratin e tyre.
Paskan dorëzuar ankesë në PZAP, për të kontestuar të drejtën e të qenit Kryetar Komune të Kryetarit të zgjedhur me 19 Nëntor, Qëndron Kastrati.
Ua kujtojmë që tani jemi në fazën e çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kurse çertifikimi i kandidatëve ka qenë në një periudhë më të hershme kohore, procesit në të cilën edhe kanë pasur të drejtë të ankohen.
Ata po harrojnë që Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ekspertët e saj ligjor, të cilët për asnjë çast s'do të lejonin që ne të bëjmë një shkelje të tillë ligjore.
Andaj, i ftojmë të reflektojnë, të kuptojnë dhe të respektojnë vullnetin qytetarë, të shprehur në zgjedhje, sipas të cilit Qëndronin e kanë Kryetar në 4 vitet e ardhshme!