Moti

Bayerni i rekordeve, nuk e ndal as acari moskovit. Në ndeshjen e zhvilluar në Moskvë kunder CSKA-së , gjermanët kanë kaluar në avantazh me Arjen Robben në minutën e 19 pas asistit të Muller. Në pjesën e dytë, Mario Gotze dyfishon rezultatin (56’) pas një aksioni të shkëlqyer individual.

Bongarts

Në minutën e 61 është Honda ai që shkurton diferencën për ekipin rus pas shndërrimit në gol të një 11-metërshi, por një minutë më vonë, gjithmonë me 11-metërsh, Muller vulos rezultatin në 1-3.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola siguron në mënyrë matematike vendin e parë me 15 pikë.
 
Top