Moti

Kompania “Belle Air” para pak orësh shpalli falimentimin edhe në Kosovë, gjë të cilën e kishin mohuar dje kur edhe bankrotuan në Shqipëri.

Kjo agjensi e fluturimeve njofton pasagjerët në webfaqen e vet se për shkak të situates ekonomike pezullon përkohësisht fluturimet.


Sipas burimeve të KlanKosovës, kompania i ka borxh aeroportit të Prishtinës 3 milion euro, ndërkaq mbrëmë i kishin larguar edhe aeroplanët e tyre nga aeroporti nga frika e konfiskimit për shkak të borxhit.

Vetëm nesër në mëngjes rreth 400 pasagjerë do të mbesin pa fluturuar të cilit kishin rezervuar biletat për të fluturuar me ketë kompani.

Ndërkaq, deri në fund të vitit  "Belle Air” ka të shitura 23 500 bileta për fluturim nga Aeroporti i Prishtinës.
Ende nuk dihet se kush do të merr përgjegjësinë për ata udhëtarë që kanë blerë biletat.
Një ditë më parë “Belle Air” falimentoi edhe në Shqipëri për shkak se nuk mundi të mbulonte borxhin prej 12 milion euro të pagave dhe 4 milion autoriteteve shtetërore.

Faqja zyrtare e BelleAir

 
Top