Moti

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka zbuluar votën e tij për Topin e Artë 2013.
Ai pati të drejtë që të votonte në kontestin e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë dhe pikët më të mëdha ia dhuroi Riberys, teksa në vendin e dytë për të vjen Ronaldo, e më pas Messi.


Megjithatë Cana sqaron se përkundër faktit se ka votuar për Riberyn, për të Ronaldo po ashtu e meriton trofeun.

“Vendosa për Riberyn në vend të parë, Ronaldon në të dytin dhe Messin në të tretin. Ronaldo e meriton gjithashtu çmimin”.

“Ronaldo bën gjëra të jashtëzakonshme, por Ribery ka fituar gjithçka që mund të fitohet në sezonin e kaluar”, u shpreh Cana.
 
Top