Moti

Eminem është pranë ribashkimit për herë të tretë me ish-bashkëshorten e tij, Kim Scott.

Lajmi është njoftuar nga e ema e Kim e cila tha se cifti është më pranë se kurrë ribashkimit të tyre.

"Ata po pajtohen me njëri tjetrin më mirë se asnjëherë më parë. Eminem po i ndërton asaj një shtëpi të re vetëm 5 minuta larg shtëpisë sime."

Ajo më pas tha se nuk është e sigurtë nëse tani ata janë bashkuar por theksoi se ata kanë qenë të dashuruar qysh prej moshës 14 vjeçare dhe normalisht se kjo dashuri nuk shuhet aq lehtë.

Ligjërisht rreperi 41-vjeçar është i martuar ende me Kim, pavarësisht se që prej 2006 ata nuk jetojnë më bashkë. Martesa e tyre e parë u bë më 1999-ën, për t’u ndarë dy vite më vonë. U rimartuan sërish në 2006-ën dhe brenda të njëjtit vit u ndanë sërish.
 
Top