Kjo frymë e re na bën të besojmë se edhe në balotazh do të dalim të parët, pra edhe në Kamenicë. Mendoj se koalicionet para balotazhit nuk e përcaktojnë fituesin, por juve ju mbetet që të punoni, jo vetëm me votuesit e LDK-së , por edhe të partive tjera ka thënë Isa Mustafa në Kamenicë.
Një javë para se të mbahet balotazhi për kryetar komunash në shumicën e komunave të Kosovës, gjithashtu edhe në Kamenicë , Isa Mustafa i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, të dielën vizitoi degën e LDK-së në Kamenicë. Takimi u organizua me kryesinë e zgjeruar, me kandidatët për këshilltarë në asamblenë komunale e veprimtarë të njohur!
Ardhja e Isa Mustafës në Kamenicë kishte për qëllim ti jepte frymë dhe besim më të fuqishëm, veprimtarëve të LDK-së , por edhe rikonfirmimin e mbështetjes ndaj kryetarit Surdulli thuhet në një komunkatë të LDK-së në Kamenicë,
Mustafa përmendi suksesin e LDK-së në këto zgjedhje e cila doli e para në tërë Kosovën. ”Kjo frymë e re na bën të besojmë se edhe në balotazh do të dalim të parët, pra edhe në Kamenicë. Mendoj se koalicionet para balotazhit nuk e përcaktojnë fituesin, por juve ju mbetet që të punoni, jo vetëm me votuesit e LDK-së , por edhe të partive tjera” ka thënë Mustafa.
Mustafa, gjithashtu, kërkoi që të dalin sa më shumë votues më 1 dhjetor, ku ka mundësi që në rundin e parë edhe votuesit tradicional të LDK-së të mos kenë dalë për ta dhënë votën e tyre”.
Kurse , Shaip Surdulli, kryetar aktual dhe kandidat për kryetar duke iu falënderuar kryetarit Mustafa për ardhjen e tij, në mënyrë të përgjithshme e njoftoi atë për aktivitetet e ngjeshura që është duke i bërë ai dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në fjalën e tij mori një shembull të rikthyerin në LDK nga AAK-ja , Raif Ramabajën. ”Jo vetëm që është rikthyer , por po e jep kontributin e tij në terren, duke marrë pjesë në takime”.
Surdulli kërkoi që kjo javë e mbetur të karakterizohet me intensitetin e punës më të lartë për të gjithë të pranishmit. “ Është e pamundur që të arrij në çdo takim, prandaj kërkoj që edhe ju të mbani takime me individ e grupe të vogla. Keni çka i thoni njerëzve, lirisht bëni krahasime mes meje e Begzad Sinanit. E keni parë në debatin e fundit se ç’farë fjalë katostrofale ka përdorur, ku theksoi se do ta rrënojë shtëpinë e kulturës në Rogaçicë, urën në Topanicë etj. Ne mendojmë të ndërtojmë e meremetojmë e jo të rrënojmë”.
Në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri përdori një gjuhë optimiste, për triumfin e kandidatëve të LDK-së anë e kënd Kosovës. “LDK-ja do të fitojë me siguri në Anamoravë, si në Gjilan e Viti, por do të ishte dëm që të mos fitojë në Kamenicë, pra punoni sa më shumë, sepse vlerat e saja po i çmojnë të gjithë qytetarët“.
Në këtë tubim folën edhe nënkryetari Sabri Morina, Rexhep Leci, Raif Ramabaja etj.
Të gjithë këta shprehën besimin për fitoren e kandidatit të LDK-së, Shaip Surdulli thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë (rajonipres)