Moti

Kemi dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me Samsung Galaxy S5 , por sot nga një burim më i sigurtë (Android.gs) mësuam se Galaxy S5 pritet të prezantohet në muajin mars të vitit të ardhshëm. 

Sipas burimit ky smartfon do të ketë një ekran të lakuar , kamerë 16MP dhe mbështjellës prej alumini. Kjo megjithatë nuk është diçka e re pasi që tani në treg ju mund të gjeni smartfon me specifika të tilla.

Sipas gjitha gjasave Galaxy S5 do të ketë një ekran pak më të madh , pasi kjo tashmë është bër trend , edhe pse ne nuk presim që madhësia e tij për të rritur më, pasi që Samsung ka edhe linjen e posaçme të smartfonave me ekran të madh, serinë Galaxy Note.

Rezolucioni i ekranit mund të jetë rritur shumë në 1440p dhe , siç thonë thashethemet , ai mund të jetë pak i lakuar, ashtu si ne kemi parë tek smartfoni LG G Flex dhe Samsung Galaxy Raund.

Samsung do të mund të përmirësojë edhe kamerën dhe sipas thashethemeve ajo do të jetë 16MP me një sensor të ri CMOS të quajtur ISOCELL . Kjo është një teknologji e re në gjendje për të izoluar pikselat individuale dhe të përmirësojë dukshëm cilësinë e fotografive.

 Ne presim që Samsung Galaxy S5  të ketë një kamerë edhe më të mirë se Galaxy Note 3 , e cila është me të vërtetë mbresëlënëse, por prapëse prap ajo është ende prapa kamerës në smartfonët e fundit nga Nokia.

Sa i përket sistemit operativ kjo paisje me siguri se do të vazhdojë bashkpunimin me Google dhe do të ketë versionin e fundit nga Android, Kit Kat 4.4 /TVKamenica
 
Top