Foto ilustrim |
Remzi Azemi komandant i stacionit policor në Gjilan tha se si rezultat i këtij operacioni policor janë arrestuar 10 persona me kohëzgjatje të vuajtjes së dënimit prej: 1 person 3 vite e gjysmë – burg Efektiv, 1 person 3 vite – burg efektiv, 2 persona dy vite e gjysmë – burg efektiv, 2 persona 1 vit e gjysmë- burg efektiv, 1 person një vit – burg efektiv, 2 persona 8 muaj – burg efektiv dhe 1 person gjashtë muaj – burg efektiv.
Operacioni ka filluar dhe mbaruar pa asnjë incident të vetëm , dhe se të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit tha Azemi.
“Policia e Kosovës pran stacionit policor në Gjilan është e vendosur që duke shfrytëzuar të gjitha kapacitet e saj të kryej detyrat e saja që dalin nga Ligjet e aplikuara në Republikën e Kosovës dhe të ofroj siguri për qytetarët e sa”j tha kapiteni Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan.(PK&rajonipress)