Kështu është betuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti para një salle të mbushur me qytetarë, mirëpo në mungesë të ish kryetarit Isa Mustafa.
Ndërsa mbrapa kryetari të ri, derisa e bënte betimin qëndronte Flamuri Kombëtar. Por në sallë ka qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.
Kjo mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, ka filluar në orën 10:00.
Sipas rregullave të caktuara ligjore, mbledhja fillimisht është drejtuar nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, që kësaj radhe ishte Akademik Feti Mehdiu nga Partia e Drejtësisë. /Zëri/