Moti

Lazio pësoi të hënën mbrëma në Olimpico duke u mposhtur nga Napoli me rezultat 4:2 dhe tani gjendet në pozitën e nëntë, 20 pikë prapa Juventusit.

Pas përfundimit të takimit – një tjetër rezultat i dobët për ekipin e tre futbollistëve shqiptar, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha – tifozët e ekipit vendas, sektori ‘Curva Nord’ ku qëndrojnë përkrahësit e flaktë të ekipit, kanë ftuar futbollistët t’u afrohen në mënyrë që t’i dëgjojnë brengat e këshillat e tyre.

Derisa të tjerët qëndruan të dëshpëruar duke i dëgjuar koret ofenduese të tifozëve, i pari që pati guximin t’u afrohet atyre dhe të bisedojë me ta ishte Cana, i cili pasi e bëri këtë i ngushëlloi bashkëlojtarët e tij, duke i përcjell në rrugë drejt zhveshtores.


 
Top