Cody, vëllai i aktorit të Paul vdekur Walker mund të jetë në skenat finale të filmit Fast and Furious 7.
25-vjeçari është kandidati kryesor që mund të luajë në këtë film sipas mediave britanike dhe revistave hollywwodiane.
Ai mund të jetë “mashtrimi”, duke luajtur rolin e vëllait të tij, i cili humbi jetë në një aksident të tmerrshëm më 1 dhjetor në Los Angeles.
Menjëherë pas vdekjes së aktorit kompania e filmave “Universal” vendosi të pezullojë prodhimin e filmit të famshëm “Fast & Furious 7”.
Ndërsa tani, gjithmonë sipas mediave britanike ka qenë pikërisht kjo kompani e cila ka deklaruar se vëllai i Paul-it mund të luajë rolin e tij në film. Por gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare nga ana e kompanisë së filmave “Universal”