Moti

Aktori amerikan Paul Walker, protagonist në filmin me disa seri të “Fast & Furious”, humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kaliforni.


40-vjeçari ishte pasagjer në një makinë sportive “Porsche”, e drejtuar nga një mik i tij, i cili gjithashtu mbeti i vdekur. Aktori po shkonte në një mbrëmje bamirësie, kur ndodhi aksidenti.

Sipas policisë, automjeti ishte duke lëvizur mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kur u përplas me një shtyllë ndriçimi të rrugës dhe shpërtheu në flakë.

Paul Walker vdiq në moshën 40 vjeçare dhe ai lë prapa një fëmijë.



 
Top