Moti

Tani që Ipko edhe zyrtarisht bëri lansimin e 3G-së në rrjetin e saj mobil, duhet edhe të mësohemi me disa kufizime që i ka kjo teknologji. Më e rëndësishmja është që të kurseni sasisë e të dhënave të pakos tuaj para se ta shpenzoni atë për një kohë të shkurtër apo për juve që keni abonim të ju kushtojë "dreq e gjysmë". 


1. Përdoreni WIFI në shtëpi dhe aty ku ju ofrohet mundësia
Tashmë shumica prej juve posedon wifi në shtëpi. Ju rekomandojmë që të vazhdoni të shfrytëzoni atë dhe kyçuni në rrjetin 3g vetëm aty ku nuk ka mundësi të lidheni me wifi.

2. Përdoreni monitoruesin e të dhënave
Nëse smartfoni juaj punon me sistemin Android 4.0 dhe më të ri, atëherë ju mund ta përdorni programin e para-instaluar për të monitoruar gjendjen e shpenzimit të internetit mobil. Programin monitorues mund ta gjeni duke u qasur në menynë kryesore Settings -> Data Usage dhe aty do të shihni diagramin i cili tregon sasinë e megabajtëve që janë përdorur nga secili aplikacion. Nëse shtypeni në ndonjërin nga aplikacionet në këtë menu do të keni mundësinë të shihni përdorimin më të detajuar të internetit mobil.

Për të vendosur një limit absolut të përdorimit të të internetit mobil përtej të cilit smartfoni juaj nuk do të përdorë më tepër megabajt nga pako e abonimit për pjesën tjetër të periudhës kohore ju duhet markuar "set mobile data limit". Pastaj hapet një dialog me më shumë informacion rreth caktimit të një kufizmi të sasisë së të dhënave që dëshironi.

Klikoni "OK" dhe vija e kuqe në krye të grafikut bëhet aktive. Ngriheni vijën nga ana e djathtë e saj për të vendosur kufirin. Kur përdorimi juaj i internetit mobil arrin limitin që keni vendosur, ju do të merrni një njoftim dhe kështu interneti mobil do të jetë i fikur.

Në sistemin operativ iOS në iPhone monitorimi i të dhënave nuk është aq i detajuar. Ju mund ta gjeni atë në Settings -> General -> Usage -> Cellular Usage. Këtu ju mund të shihni se sa megabajt janë dërguar/pranuar por jo në mënyrë të detajuar për secilin aplikacion. Për këtë ju mund të shkarkoni aplikacionin Data Master ose Onavo.

Në këtë mënyrë ju mund të dini më saktësisht se cili nga aplikacionet në smartfonin tuaj është duke shpenzar më së shumti megabajt dhe nëse është nevoja të de-instaloni atë.

3. Çaktivizoni Përmbajtjet automatike "Push Content"
Push Content është çdo e dhënë në smartfonin tuaj e cila transferohet pa ndërveprimin e përdoruesit. Një numër i madh i postës elektronike apo përdorimi i vazhdueshëm i rrjeteve të shumta sociale mund që ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme të vëjë përdorimin e internetit mobil  afër limitit të caktuar nga operatori.

Përdoruesit e Android v4.0 ose më të ri mund të çaktivizojnë "Push Content" përmes menysë të lartëpërmendur Data Usage.  Vetëm shtypeni aplikacionin e dëshiruar  në atë menu, pastaj shtypni mbi butonin View App Settings. Ju mund që gjithashtu të ndryshoni sinkronizimin me Facebook, Google dhe llogari të tjera duke shkuar tek Settings -> Accounts or Settings -> Accounts and Sync.

Për juve që posedoni iPhone opsionet përkatëse mund ti gjeni në Settings -> Notifications. Çdo app dhe njoftimet për ta do të jenë në këtë meny. Ju gjithashtu mund të çkyçeni transferimin e të dhënave specifike përmes Settings -> General -> Cellular.


4. Keni kujdes kur bëni "Stream"
Strimingu i videove HD është shpenuezi kryesor i internetit tuaj mobil. Vetëm një orë nga strimingu HD mund të hajë dy gigabajt të të dhënave. Kjo është më shumë se të gjitha planet themelore të të dhënave që ofron Ipko për një muaj të tërë të përdorimit.

 Kualiteti standard i videove mund të konsumojë gjithashtu shumë megabajt, por as afër me shumën që shfrytëzon kualiteti HD. Cilësia do të jetë më e ulët - por çfarë zgjidhje tjetër keni? Nëse ju shpenzoni 5 Euro per 1GB të të dhënave sa ofron Ipko dhe e përdorni atë për të bërë striming të ndonjë filmi, kjo është më e shtrenjtë sesa të shikoni atë film në kino.

Edhe përdorimi i strimingut të muzikës duhet të monitorohet me kujdes. Edhe pse kjo kërkon më pak të dhëna për minutë se video HD, është shumë lehtë për të konsumuar kapacitetin e pakos tuaj të internetit për një periudhë pak më të gjatë. Një shërbim si Spotify mund të konsumojnë pakon 1GB për rreth dyzet orë të përdorimit. Kjo mund të duket ekstreme, por është e lehtë për të arritur atë kufi në qoftë se ju dëgjoni muzikë online për një periudhe të gjatë ose në punë.

Këto ishin 4 pika që do të mund të ju ndihmonin për të mos e tejkaluar limitin e pakove të internetit për smartfonat tuaj. Për fat të keq, shumica e tyre kërkojnë që ju pjesërisht të sakrifikoni potencialin e plotë të smartfonave tuaj të cilët kanë performanca të mahnitshme.


 
Top