Moti

Me mbështetje të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert, në Prizren u mbajt punëtoria me temënn “Implementimi i ligjit për gjuhët zyrtare – Rajoni i Gjilanit” Në këtë pnëtori morën pjesë përfaqësues të komunave të rajonit të Gjilanit, OJQ-të, dhe përfaqësues të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka vlerësuar progresin e arritur në zbatimin e këtij ligji, por ka thënë se ka mbetur ende punë për t`u bërë e sidomos në komunat e krijuara nga pakoja e Ahtisarit ku gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare. “Nga ky proces, kemi katër komuna të reja të shkëputura nga ato amë (Kllokot, Partesh, Ranilug dhe Novobërd),  ku në këto komuna shqipja është gjuhë e dytë dhe tri komuna (Gjilan, Kamenicë dhe Viti) serbishtja është gjuha e dytë zyrtare.” tha Matoshi.

Matoshi ka përmendur disa nga barrierat dhe pengesat që shkaktohen. “Komunat ende vazhdojnë të përballën me dy realitete atë të projeksioneve kushtetuese, ligjore dhe institucionale dhe kapaciteteve reale. Kjo shkakton një hendek të madh në raport obligimet komunale lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe një vargu pengesash që u dalin komunave.Pengesat janë shumë-dimensionale, multi-sektoriale dhe të vendosura si një barrë e rëndë  për komunat. “ tha nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi, ka preztuar gjendjen në Komunën e Prizrenit ku janë tri gjihë zyrtare. “Problemet që kemi ne si komunaë me përkthimet në gjuhën Turke, janë të natyrës së gjuhës së ndryshme|dialektit që flitet në Prizren dhe gjuhës turke në Turqi. Tashmë Prizreni ka dy përkthyes të kësaj gjuhe dhe secili vendim që nxirret është në tri gjuhë” tha kryesuesi i Prizrenit Kujtim Gashi.

Për gjendjen në komunat e tjera kanë folur edhe Bajrush Ymeri, nënkryetari Novobërdës, Valentina Bunjaku – Rexhepi kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, dhe një pasqyrim të detajizuar e ka bërë edhe Nebojsa Simic, Drejtor Ekekutiv i Qendrës Kosovare për depolitizimin e shoqërisë.

Besnik Muqaj nga KLGI, ka prezantuar përparësitë që mund të sjell në këtë fushë ligji për bashkëpunimin ndërkomunal, dhe përfitimet aë mund të kenë komunat edhe në zbatimin e ligjit për gjuhët zyrtare.

Kjo punëtori erdhi pas një analize të thukët në komunat e  rajonit të Gjilanit, dhe pas një hulumtimi të koduar të emërtuar “hulumtuesi i paidentifikuar” të kryer në shtatë komuna.

 
Top