Moti


Shkruar nga Erika Veton Dervishi

U zgjova në mëngjes duke i hapur sytë ngadalë, por jo me shoqërimin e zërit të bylbylit, por me disa tinguj të tmerrshëm që të frikësonin.  

Shikova në dritare pa u zgjuar nga vendi prej frike por më mirë do të kishte qenë të qëndroja se sa ti shija ato shtëpi të djegura e ato rrënime të shumta, por pash edhe diçka tjetër.
Ishte edhe një varg i njerëzve që dukej sikur zogjtë të jenë nisur për në vise të nxehta. 

Ata nuk ishin aq të lumtur disa ishin me fëmijë në  krahë e disa sikur nuk kishin dëshirë më të jetonin.                                  
Prej frike u ngrita dhe shkova në dhomë të ndenjës ku mendoja se ishin prindërit e mi, por fatkeqësisht ata nuk i pashë, por vetëm disa gra që qanin dhe që në kokën e tyre kishin një shami të zezë.                             
 Papritmas mu afrua njëra nga ato zonjat dhe më tha ngushëllime për prindërit. Ata ishin heronjtë të vërtet nuk e lanë këtë vend edhe pse iu deshtë ta japin jetën e tyre.          
 Kisha mbetur e shtangur si një lis i gjatë por pa gjethe e gjallërim.      
                                
 U ktheva në vete kur një burrë i gjatë me një veshje të shëmtuar hyri brenda. Lotët nuk kisha mundur ti kontrolloja isha e habitur deri në çastin kur ai burri filloi të flas një gjuhë që të shkatërronin veshët, sikur të mundohesh ta mësoje një sorrë të këndoj. 
Papritmas dëgjova një krisëm dhe një therje të vogël në trupin tim.
E dija që do të vdisja, por nuk u mërzite sepse aty ku linda aty edhe po vdesë.                                                 
Po vdesë në këtë tokë të ëmbël që s’mund ta krahasosh as me parajsën.
 Për herë të fundit tunda qerpikët qe ishin bërë aq të rëndë prej lotëve. 
Vdiqa ,por vdiqa me shpresën që do ti  mposhtim këta të poshtër.                   
 Edhe kur të bëhem engjëll do jem engjëll mbrojtës i kësaj toke.
Erika Veton Dervishi.shk.f.Abdullah Krashnica Presheva Koretin

 
Top