Moti

Në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të komuniteteve jo-shumicë për të marrë pjesë dhe luajtur rol aktiv në jetën kulturore, sociale dhe ekonomike dhe në çështjet publike” si pjesë e  aktivitetit për organizimin e eseve konkurruese mbi çështjet e të drejtave të njeriut.

Si pjesë e këtij aktiviteti nxënësit e shkollës së mesme të ulët Fan.Noli me mësim në gjuhën Shqipe dhe nxënësit nga shkolla fillore “Desanka Maksimović” me mësim në gjuhën Serbe do të kenë mundësi për të marr pjesë në konkursin për ese mbi çështjet e të drejtave të njeriut si dhe nxënësit e shkollave të tjera. 

Gjatë një takimi me zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit të komunës së Kamenicës dhe drejtorë të të dy shkollave fillore është bërë prezantimi i aktivitetit në fjalë dhe njëherit është publikuar shpallja në të cilën ftohen të gjithë nxënësit për t’i shprehur mendimet dhe aftësitë e tyre sa i përket shkruarjes se një eseje. Kjo ide është mirëpritur dhe është përkrahur fuqishëm nga Drejtoria e Arsimit si dhe drejtorët e shkollave fillore, sepse kjo sipas tyre është stimulim i madh për nxënësit që t’i provojnë aftësite dhe talentin e tyre në një garë të tillë.

Shpallja ështe bëre në të dy gjuhët – gjuhën Shqipe dhe Serbe si dhe përmban të gjitha informacionet e duhura sa u përket kushteve të konkurrimit.

Afati i fundit për konkurrim do të jetë deri më 26 Tetor 2015 (e Hënë). Esetë do të vlerësohen nga paneli i përbashkët vlerësues (arsimtarë, zyrtar i arsimit, përfaqësuesve të OJQ-së dhe nxënës), ku  pas vlerësimit do të shperblehen 3 (tri) esetë më të sukseshme.

Ky aktiviteti  implementohet në kuadër të projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Nxitja e të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e  pakicave në Evropën Juglindore” që implementohet nga komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OJQ-në “Network of Peace Movement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM).

"Ky dokument është realizuar me përdorimin e fondeve të një projekti të përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë mënyrë nuk mund të pasqyrojnë mendimin zyrtar të Bashkimit Evropian ose të Këshillit të Evropës ".

 
Top