Moti

Dega e AKR-së në Kamenicë, në takimin e së martës e ka vlerësuar si mjaft pozitive performancën e strukturës së saj në qeverisjen lokale të Kamenicës.

U vlerësua lart angazhimi i AKR-së për realizimin e projekteve të ndryshme në komunë, sikundër edhe përkushtimi në ruajtjen e buxhetit komunal në kategoritë e ndryshme. 

AKR fillon takimet me elektoratin dhe qytetarët për të marrë nga ta vërejtjet dhe propozimet për gjysmën tjetër të këtij mandati. Pas këtyre takimeve do të ndodhin edhe ndryshimet eventuale në përbërjen e drejtorëve komunal ka thënë Fatmir Matoshi.

Gjithashtu u vendos që t`u krijohet hapësirë për veprim brenda AKR-së, disa kuadrove që do të prezantohen në takimin e radhës dhe me të cilët po finalizohen marrëveshjet.

Këto dy vite në qeverisjen lokale kanë dëshmuar se AKR ka strukturën më të përkushtuar për ta qeverisur Kamenicën në mandatin që vjen ka shtuar Matoshi.

 
Top