Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, i priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Eco-Higjena”, Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj me bashkëpunëtorë. Temë e këtij takimi ishte informimi rreth punës së kompanisë gjatë një viti në Komunën e Kamenicës.
Nënkryetari Matoshi, i ka falënderuar përfaqësuesit e Eco-Higjena për angazhimin e tyre në Kamenicë dhe ka shprehur mendimin se gjatë këtij viti ka pasur punë të mirë dhe efikase të kësaj kompanie e cila vepron në kuadër të Partneritetit publiko – privat.
Gerhard Dummer ka njoftuar se gjatë vitit në Kamenicë ka pasur një inkasim prej 67.91% , përqindje kjo që i kalon komunat Gjilan e Viti.
Nënkryetari Matoshi ka thënë se inkasimi sa më i lartë tregon edhe performancën e punës së kompanisë dhe ka shprehur vullnetin që të ndihmojë në rritjen e vetdijësimit për të paguar faturat mujore të bartjes së mbeturinave.
Në takim u fol edhe për një projekt që pritet të filloj në mujat e ardhshëm përmes të cilit familjeve do tu mundësohet seperimi ose ndarja e mbeturinave në vende të veqanta, ashtu siq ndodh në gjithë evropën. Ky projekt do të filloj të testohet vetëm në disa pjesë të qytetit për të parë më vonë mundësinë e shtrirjes në tërë teritorin.
Gjithashtu Eco – Higjena, do të vijë me ofertë edhe për fshatrat e Kamenicës, për bartjen e mbeturinave. Për këtë pikë nënkryetari Matoshi ka thënë se edhe komuna do të ndihmojë përmes këshillave lokale që të takohen banorët dhe t`u propozohet kjo ide.
Në takim gjithashtu u fol edhe për përfaqësimin e komunës në bordin e pronarëve të KRM Higjena dhe në bordin drejtues të Eco – Higjena.