Moti

Asambleistja e LDK-në K.Kamenicë  Besa Hoxha-Krasniqi, ka bërë përgjegjës kryetarin Begzad Sinani dhe drejtorin e drejtorisë së arsimit Agim Shkodra për siç thot ajo gjendjen e rëndë në sferën e Arsimit.

Sipas saj praktika e shkeljeve ligjore, abuzimeve dhe mosrespektimit të udhëzimeve administrative, janë bërë tashmë të zakonshme në këtë udhëheqje komunale.

Asamblistja në fjalë  së fundi, ka denoncuar dhunën psikike dhe fizike të përdorur ndaj nxënësve të shkollave të mesme, si dhe  sipas saj nuk janë respektuar të drejtat e nxënësve dhe kriteret për regjistrimin e tyre.

Gjatë këtyre ditëve në shkolla ka pasur kërcënime, nepotizëm, injorime, standarde të dyfishta, deri te përdormi i dhunës”, ka thënë Besa Hoxha Krasniqi

 
Top