Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OJQ “Fortesa” organizuar sot tryezën me temë “Sfidat e gjeneratës së moshuar”.
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve në Kamenicë, Shaip Rexhepaj, u ankua për mungesë të mbështetjes institucionale, mungesë të hapësirave rekreative për pleqtë, derisa tha se gjenerata e moshuar po bëhet vazhdimisht barrë për familjet dhe shoqërinë.
Pensionisti Ramadan Ajvazi tha se shoqatës së pensionistëve po i mungon organizimi i mirëfilltë dhe menaxhimi jo i mirë i lokaleve që ka në pronësi. “Është mirë që institucionet komunale të na ndihmojnë, por ne i dimë mundësitë dhe kapacitetet e limituara buxhetore”.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Agim Bucolli, u shpreh se është shqetësuese që Kamenica po e humb rininë.
Ai tha se Komuna, shoqata e pensionistëve, organizatat e shoqërisë civile dhe e gjithë shoqëria duhet të angazhohen për gjetjen e alternativave dhe mundësive për të ndihmuar të moshuarit, e të mos orientohen vetëm në kritika dhe kërkimin e pikave të zeza. “Ne do të hyjmë në një vit të frikshëm buxhetor dhe çështjen e gjeneratës së moshuar, por edhe problemet e tjera duhet t’i marrim shumë seriozisht”, u shpreh Bucolli.
Aktiviteti i sotëm u zhvillua me mbështetjen e projektit të përbashkët të Unonit Evropian dhe Këshillit të Evropës.