Shkruar nga Arijeta Agaj psikologe për Tvkamenica
Përfshirja jonë në shumë aktivitete , shpesh herë sjell stres, dhe rezultate jo të favorshme në punë apo në jetën e përditshme.
Pranojmë punë, themi po, përkundër vullnetit tonë, gjendjes emocionale, angazhimeve të shumta apo edhe kohës së pamjaftueshme.
Nevoja për të thënë “JO”, mungon tek shumica e njerëzve . Nuk mund të themi jo, sepse njerëzit do të na gjykojnë, do të kemi më shumë mundësi për të mërzitur të tjerët, ose do ndjehemi fajtor dhe të frikësuar se askush nuk do të na donte më, e në disa raste hezitojmë të themi jo, personave të dashur, vetëm që të mos hidhërohen, ose nga frika se mos i humbasim.
Thuaj “JO” urrejtjes, por të pranojmë tjetrin ashtu siç është, pa e lënduar dhe pa e urryer. Kjo nuk do të thotë të pajtohemi me tjetrin në gjithçka, por të vazhdojmë të kemi mendimin tonë, dhe mos të kem urrejtje ndaj një personi veç pse është ndryshe nga ne. Personin të cilin e urrejmë nuk do të sëmuret, por sëmuremi ne nga urrejtja, atëherë pse të mos pranojmë diversitetin. Ku thuhet se edhe tri ngjyrat kryesore janë e kuqja, e gjelbërta dhe e katërta. Të gjitha ngjyrat e tjera burojnë nga kombinimi i këtyre të triave. Nëse këto të tria nuk do të përziheshin me njëra-tjetrën, ngjyrat do të ishin shumë të varfëra.
Shpesh herë kur dikush na kërkon një favor, ne përkundër obligimeve të shumta, pranojmë kryerjen e asaj pune. Koha kalon, ditët ofrohen, stresi rritet e ne ende nuk e kemi kryer punën e premtuar, personi kërkon punën dhe ne do mbetemi pa kryer as tonën, e as të huajën.
.Thuaj JO fëmijës, nëse i themi jo, e përgatitm atë për adoleshencën dhe moshën e rritur. E mësojmë sa dobi ka kur ia mohon vetes disa gjëra. Fëmija që mëson këtë të vërtetë me vlerë, ka më pak të ngjarë që në adoleshencë t’i dorëzohet presionit për t’u marrë me dukuri negative, apo për të kryer një akt të kundërligjshëm.
I kemi mësuar të tjerët vetëm fjalën po, dhe për një moment nëse i themi jo, qysh nga ai çast të gjitha të mirat që ia kemi bërë do harrohen, dhe ajo çfarë do mbetet është se ne kurrë si kemi ndihmuar. Prandaj, menaxhimi i konceptit kohë ngjason me medaljen e ka dy fytyra dhe ju keni frerët ta drejtoni. Mësoni ta ndani atë me njerëzit e juaj që zgjojnë ndjesinë e solidaritetit dhe dashurisë, mësoni ta ndani me veten tuaj duke u përkushtuar në punën dhe te ardhmen, mbi të gjitha mësoni të thoni JO atëherë kur qenia juaj është akoma e pangopur nga thithja e grimcave të së shtrenjtës Kohë !