Sipas portalit “Kamenicapress” vetëm gjatë 9 muajve të viti 2015 kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 672 euro, me një mesatare mujore prej rreth 319 eurove.
Keq sa i përket shpenzimeve s'e kanë lënë as nënkryetari Fatmir Matoshi dhe shefi i kabinetit, Lulzim Leci.
Sipas të dhënave të siguruara nga Kamenicapress, Lulzim Leci për derivate ka shpenzuar 1 mijë e 888 euro, apo mesatarja mujore prej 210 eurove. Ndërsa, nënkryetari Fatmir Matoshi ka shpenzuar 1 mijë e 597 apo 177 euro për muaj.