Lideri i AAK-së ka thënë se sa të është gjallë ai nuk kalon Demarkacioni, dhe se më mirë bëhet truproje e Vetëvendosjes se e Zajednices, dhe pranoj te jem truproje i çdo deputeti të saj.
Opozita mbetet e palëkundur rreth qëndrimit të saj. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se opozita do të përdor skenar të njëjtë edhe në seancën e së hënës derisa nuk shfuqizohen marrëveshjet.
Aleanca sipas tij nuk do të sjellë probleme në seancë vetëm në momentin kur pikë e rendit të ditës do të jetë MSA-ja.
Haradinaj thotë se situata nuk ka ndryshuar prandaj nuk do të ndryshojnë edhe mjetet e kundërshtimit.
“Është situatë e njëjtë, ne jemi të vendosur me kundërshtu zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Haradinaj për RTK-në.
Tha se askush nuk do të mund t’i ndalojë në realizimin e qëllimeve të tyre, siç tha deri në arritjen e qëllimit, të shfuqizimit të marrëveshjeve të Brukselit.