Një aksion i filluar më herët nga Nënkryetari Fatmir Matoshi së bashku me Fadil Matoshin dhe Rexhep Lecin, për ndërtimin e një shtëpie për familjen Leci, po shkon drejt fundit me sukses.
Nënkryetari Fatmir Matoshi e ka vizituar sot shtëpinë e ndërtuar dhe ka apleuar edhe për mjete të tjera, për punët brenda shtëpisë. Ja postimi i plotë i tij.
”Faleminderit, ka mbetur vetëm edhe pak angazhim
Sot, së bashku me Fadilin vizituam shtëpinë në ndërtim e sipër të vëllezërve Naim e Ramiz Leci. Duke ju falënderuar kontributit të shumë qytetarëve, shtëpia tani është mbuluar. Përveq kësaj bëmirësit tanimë kanë siguruar edhe dyert e dhomave dhe dritaret për shtëpinë.
Që ta përfundojmë këtë shtëpi ka nevojë edhe për mjete të tjera për punët e Dyshemes, lyerjen e shtëpisë brenda, materialin e rrymës, materialin e dyerve të hyrjes, pllakat dhe elementet e sanitarisë për banjo, laminat, kuzhina dhe mobilje.
Luten të gjithë ata që kanë mundësinë të mbështesin përfundimin e këaj shtëpie.
Kontaktet dhe informata të tjera tek dy personat që punuan shumë për këtë projekt:
Fadil Matoshin përmes nr kontkatues: 044-347-237(mobil ose viber), ose me Rexhep Lecin ne nr. 045 518 648 ose nr i gjirollogarisë 1702003025615919.”