Reagimi i plotë
_________________________________________________________________________________
Të nderuar qytetar të Kamenicës, kjo çka po ndodh në qytetin tonë është nënqmim i ndërgjegjjes qytetare dhe vlerave të komunës sonë. Koalicioni i gjerë (PDK-AKR-AAK), në një formë të paparë deri më tani (ping-pong) ka zgjedhur ta hedhë fajin bashkëpunëtoreve të kabinetit për dështimet në qeverisje.
Ky koalicion i ka ditët e numëruara sepse qytetari i Kamenicës nuk e meriton të qeveriset nga kjo garnitur politike me performancë të dobët dhe shkelje të njëpasnjëshme. Koha po dëshmon se ky koalicion është lidhur për interesa personale, duke shfrytëzuar pushtetin për punësime partiake, keqpërdorim të parasë publike-luks, në një kohë kur popullata e Kamenicës jeton një jetë për egzistencë.
Këtë qeverisje përveq luksit dhe mashtrimit, e karakterizojn edhe skandalet me ryshfet, korrupcion, ndërtime e mbindërtime, degradim dhe shkatërrim të sistemit në arsim, kulturë, shëndetsi, e zhvillim. Kjo qeverisje ka dështuar në realizimin e premtimeve të saj dhe është treguar e paaftë për të menaxhuar me komunën. JU, jeni përgjegjës për keqqeverisje andaj do të ndëshkoheni nga qytetarët herët a vonë!
Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Kamenicë,
Alban Mehmeti - sekretar, zëdhënës i Degës.
