Në të njejtën formë komunikimi nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi nga radhët e AKR-së, i përgjigjet Kryetarit të Komunës Begzad Sinani. Sinani reagoi më herët për në rrjetet sociale për mosprezencën e nënkryetarit dhe disa drejtorëve në zyrë gjatë orarit të punës.
Matoshi i spjegon kryetarit të tij se duhet të dijë të bëjë dallimin në mes të shërbyesve civil dhe atyre politikë, nuk ka dyshim se në tërë këtë situatë udhëheqësit e Komunës së Kamenicës nuk po kalojnë ditët më të mira, ndërkaq mospajtimet e tyre kanë vendosur që përmes rrejteve sociale të i ndajnë me publikun.
Lexoni të plotë përgjigjen e z.Matoshi për kryetarin e tij:
Nuk matet efiskasiteti i punës së udheheqësve politikë me orë qëndrimi në zyre, por me angazhim dhe ide e projekte për zgjidhjen e problemeve te qytetarit. Nenkryetari i komunes nuk eshte ofiçar apo bankier ku i pret palët për shërbime nga ora 8 ne 16.
Prandaj ekziston ndarja mes shërbyesve civil dhe atyre politikë. Udhëheqësit bëjne politika, gjejnë burime për projekte, ndersa sherbyesit civil i zbatojne ato në shërbim te qytetareve nga ora 8 ne 16.
Unë them që koha për tëbërë bilance për punën dhe mos punën e secilit fillon që nga momenti i marrjes së përgjegjësive dhe në këtë drejtim besoj që jam angazhuar maksimalisht për ti ofruar qytetarit të Kamenicës zgjidhje për problemet e shumta ditore. Kam kaluar shumë kohë në Prishtinë, nëpër zyret e qeverisë për të gjetur fonde zhvillimore sepse buxheti i vogël i Kamenicës na pamundëson investime në projekte kapitale.
Besoj që kemi arritur pak sukses në këtë drejtim, sukses i cili nuk do arrihej duke e respektuar orarin e punës, duke qëndruar në zyre kot. Unë i di përgjegjësitë e mia, e di dhe e mendoj secilën ditë pse jam në komunë, dhe përfundimisht jam krenar me angazhimin dhe punën e pastër që kam bërë dhe bëj këtu, duke e ditur se asnjëherë nuk është mjaft ajo që bëjmë, për ata që ju shërbejmë, e që janë qytetarët.
Në këtë drejtim, unë kërkoj edhe nga kryetari i Komunës angazhim më të madh, presion të vazhdueshëm në qeverinë qendrore sepse qytetarët na kanë votuar për ta zhvilluar Komunën dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Dhe përgjegjësinë e dështimit secili e merr aq sa i takon. Janë qytetaret ata qe e vlerësojnë punën e të zgjedhurve të tyre dhe kjo do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme. Fatmiri përfundon shkrimi./ Gazeta Liria