Gjatë pasdites së djeshme në Prishtinë është raportuar për një dhunë familjare shkruan Koha.net
Në raportin policor thuhet se një grua ka sulmuar fizikisht dhe ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, në këtë rast bashkëshortit të saj.
Ai ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe është dërguar për tretman mjekësore.
E dyshuara, me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje.