Moti

Presidenti këto komente  i bëri para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit.

Thaçi tha se sot në 20 vjetorin e rënies së Zahiri Pajazitit po nderojnë atë dhe përpjekjet e tij për lirinë e Kosovës.

Duke folur për zhvillimet në vend Thaçi tha se janë të vetëdijshëm se sot është dita e fundit e afatit për rrënimin e murit në veri që është vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe ky afat sipas tij duhet të respektohet me përpikëri.

Thaçi tha sot se vendosja e murit në veri të vendit është çështje e brendshme e Kosovës dhe për këtë nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit.

 
Top