Moti

Familja nëntë anëtareshe nga Hajvalia jeton në varfëri të skajshme, duke kaluar muajin me vetëm me 25 kilogramë mill. Kryefamiljari nuk kërkon asgjë tjetër përveç ushqimit dhe barnave.

Në shtëpinë tre dhomëshe, e cila është kapluar në të gjitha anët nga myku dhe lagështia po i kalojnë ditët me barkun e uritur e pa veshmbathje nëntë anëtarët e familjes Xhaferi.

Posa hynë në derën e kësaj familje sheh fëmijët këmbë zbathur e me rroba të leckosura, ndërsa pesha edhe lëkura e trupit të tyre tregon që barku i tyre jo shpesh herë ngopet me ushqim.

Kryefamiljari i familjes nëntë anëtarëshe, Milaim Xhaferi, ka treguar për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, e cila po ia pamundëson të punojë dhe të sigurojë kafshatën e gojës për shtatë fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Ai për KosovaPress ka treguar se iu është nënshtruar tri ndërhyrjeve kirurgjike pas dy infarkteve që kishte pësuar si pasojë e gjendjes jo të mirë ekonomike.

Për vënien e pompës në zemër dhe dy stendave, Xhaferi tha se 50 për qind të shpenzimeve ia kanë paguar institucionet shtetërore, ndërsa pjesën tjetër e ka siguruar fal donatorëve që kanë shprehur dëshirën për t’i ndihmuar atij.

Ndërsa për operacionin e fundit në mushkëri, ai thotë se të gjitha të hollat që i kishte siguruar duke punuar së bashku me djalin e tij, Skenderin, 17 vjeçar gjatë sezonit veror i ka shpenzuar për këtë ndërhyrje. Kurse, tani përveç brengës që kishte për të mbijetuar me fëmijët dhe bashkëshorten e tij, i është shtuar edhe një bregë tjetër, pasi që duhet t’i blej barnat e tij të cilat kushtojnë 13 euro e 16 cent për një ditë.

Ai ka treguar që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk e gëzon as statusin e invalidit të luftës, pasi që ia kanë refuzuar kërkesën e tij për pension invalidor

Linku i videos: https://youtu.be/8aULtL0MdHw

 
Top