Moti


Zëvendës drejtori i Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenice (QKMF)  Ylber Thaçi, në redaksinë tonë ka dërguar një reagim lidhur me...( Shih reagimin e plotë dhe të pa edituar)  

                                                                    Reagim                             
 Me date 19.09.2017 është mbajtur intervista për vendin e përgjegjëses në shërbimin stomatologjik .Me keqardhje njoftohem se jam anëtar i komisionit po jo kryetar i këtij komisioni që më takon sipas pozitës së zv.drejtorit të QKMF por  edhe si  punëtor i shërbimit stomatologjik .

Unë shpreh pakënaqësinë me vendimin e marrë nga organet drejtuese dhe distancohem nga vendimi i komisionit përzgjedhës për kandidatin ngase për të mirën e popullatës  dhe funksionimin e shërbimit stomatologjik është dashur gjithsesi të merren parasysh edhe kërkesat dhe nevojat e mjekëve dhe stafit tjetër të këtij shërbimi.

Reagimi im vjen pasi përzgjedhjen e bëjnë njerëz jo kompetent dhe jo profesional jo nga lëmia e stomatologjisë pasi gjatë gjithë kësaj periudhe thirren në vlera dhe në ndërhyrje politike brenda QKMF.

Unë e  pyes në këtë rast kryetarin e komisionit njëherit shefin e mjekësisë familjare në çfarë vlera thirret kur për te nuk qenka përzierje direket në shërbimin stomatologjik kur as më të voglën  ide nuk  e ka për këtë shërbim.

Edhe një pyetje e kam në fund, si ndihet ai që nesër sërish në rolin e kryetarit të komisionit do e bëj përzgjedhjen e farmacistit pranë QKMF-së me direktiva dhe ndërhyrje politike kundër së cilës është plotë gojën dhe gjatë gjithë kohës.
 
Top