Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli së bashku me Nënkryetarin e Kamenicës dhe kryetarin e AKR-së në këtë komunë Fatmir Matoshin, kanë vizituar një plantacion të pemëve në fshatin Zajqec të Kamenicës.
“Presidenti Pacolli është interesuar të shoh nga afër zhvillimin e bizneseve prodhuese në Kamenicë dhe plantacioni i Dardan Velisë është njëri nga ata që e vizituam.
Atje janë mbjellë rreth 12 hektarë kryesisht me mollë, dhe ka tendenca të shumëfishimit të sasisë së fidaneve të mbjella” ka thënë për rajonipress Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi.
Presidenti Pacolli e ka vlerësuar lartë punën që ka bërë Dardan Velija me bashkëpunëtorët kosovarë e gjerman dhe e ka përgëzuar atë për planin ambicioz të zgjerimit të këtij biznesi.
Në këtë plantacion punojnë rregullisht pesë persona dhje në faza të ndryshme ky numër bëhet shumë më i madh.