Moti

(Foto ilustrim)
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, gjatë një pune operative-hetimore, në fshatin Koretin të Kamenicës, ka ndaluar një veturë dhe dy persona të dyshuar, ku gjatë kontrollit është gjetur një revole me 8 fishekë dhe një sasi e marihuanës.

Me këtë rast të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 273’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 374’.

Njësiti antidrogë në Gjilan, në bashkëpunim edhe me trafikun rajonal dhe patrulla tjera policore kanë ndaluar edhe një veturë tjetër të përfshirë në këtë rast, me ç’rast në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

B. V.                      lindur me 1966                        m/sh/kosovar

A. H.                      lindur me 1973                        m/sh/kosovar

Sh. Ll.                    lindur me 1982                        m/sh/kosovar

P. B.                       lindur me 1980                        m/sh/i Shqipërisë

E. M.                      lindur me 1989                        m/sh/i Shqipërisë


Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të gjithë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, perderisa rasti është duke u hetuar edhe mëtej.

Sendet e sekuestruara në cilësi të provave materiale lidhur me këtë rast janë:



tri paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 13.395 gramë

një revole TT e cal. 7. 62 me një karikator me 8 fishekë

2 vetura të cilat kanë qenë duke i vozitur të dyshuarit

205 euro

800 dinar të Serbisë

1020 lekë të Shqipërisë

5 telefona celularë

Njofton policia e Kosovës
 
Top