Moti

Shkruan Burim Kryeziu

Salih Fejzë-Kastrati, stërgjyshi i Qëndron Kastratit, ishte kryeplak i fshatit Hogosht, në vitet 1921-1924, kurse Kryetar i Komunës zgjidhet nga viti 1924-1936.

Me 1924 nën organizimin e Salih Fejza-Kastrati, hogoshtasit dhe bashkëpunëtorët e tjerë i pengojnë kolonizimin me serbë dhe malazezë të fshatrave Hogosht, Shipashnicë dhe Kopernicë.
Salih Fejza- Kastrati ishte anëtarë i Organizatës Politike Kombëtare Xhemiet (Bashkimi). Mbante kontakte të rregullta me Hasan Prishtinën dhe me grupe të kaçakëve që vepronin në Anamoravë dhe Gollak.

Në vitin 1955/1956 stërgjyshi Salih Fejza-Kastrati dhe gjyshi i Qëndronit Sabit Kastrati torturohen dhe burgosen nga UDB-ja serbo-jugosllave.
Sabit Kastrati, gjyshi i Qëndronit ishte anëtar i Organizatës Patriotike Albanikos, pas hetimeve nga UDB-ja serbe gjykohet dhe dënohet me burgim.
Isa Kastrati - Heroi i kombit, babai i Qëndronit, që nga 27 nëntori i vitit 1968 mori pjesë në organizimin dhe ishte prijës i protestave për Kosovën Republikë dhe të drejtën për Vetëvendosje të popullit shqiptarë.

Për shkak të aktivitetit patriotik në vitin 1975, ai dënohet me 6 vite burgim të rëndë, por ende pa dalë nga burgu më 1977 i shqiptohen edhe 3 vite burg. Pas 9 viteve burgim të pandërprerë me 1984 i shqiptohen edhe 3 vite e 6 muaj burg, kështu që, pas 11 viteve e 6 muajve, Isa lirohet nga burgjet serbe.

Pas daljes në skenë të UÇK-së, Isa me guxim të pashoq organizonte dhe masovizonte strukturën ushtarake të saj, në kuadër të formacionit të njësisë guerile BIA, kurse në janar, Isa emërohet komandant për moral dhe politikë ne Brigadën 151” Zahir Pajaziti” në zonën Operative të Llapit...
Në ofenzivën e 18 prillit 1999, komandant Isa Kastrati së bashku me komandantin nga Tirana Adem Shehu, marrin pjesë në luftë frontale mes pjesëtarëve të UÇK-së dhe forcave çetnike serbe, ku në këto luftime në mesin e të plagosurve të tjerë ishin edhe Afrin Vitia dhe Sokol Sopi. Me 21 prill meret vendimi për t’i dërguar të plagosurit në Spitalin Ushtarak në Zonën Operative të Llapit, por gjatë rrugëtimit për në spital, bien në pritë të forcave ushtarake, policore, çetnike serbe dhe pas një beteje të pabarabartë dhe një qëndrese heroike, Isa bie hero në fushën e nderit së bashku me Afrim Vitinë dhe Sokol Sopin.

Për 100 vite rezistencë dhe luftë kundër Serbisë, familja Kastrati i jep Kosovës dhe kombit Shqiptarë dy heronjë: Muharrem Fejza-Kastrati i cili ishte bashkëluftëtarë i Mulla Idriz Gjilanit dhe Isa Kastratin, komandant në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndroni, është gjenerata e katër e familjes Kastrati, i cili ka vullnetin, gadishmërinë, dijen dhe eksperiencën për të marrë përgjegjësi shtetërore në shërbim të qytetarit. Edhe pse i ri në moshë, ai po tregon vlera të larta politike, intelektuale, morale, shtetërore e kombëtare.

Sot, Qëndroni mban mbi supe 4 vite eksperiencë si shef i grupit të delegatëve në Kuvendin Komunal te Prishtinës, është po ashtu, edhe deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, kurse në zgjedhjet lokale të 19 nëntorit zgjidhet Kryetar i Komunës së Kamenicës.
 
Top