Moti

Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

Gjykata ka vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm krimet në Bosnje.

Aktakuza ndaj tij kishte gjithsej 11 pika dhe përfshinte krimet kundër njerëzimit, vrasjet, përdhunimet, persekutimet dhe torturat.

Ai u shpall fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, përveç për pikën 1, gjenocidin.

Gjykimi i Mladiçit ka filluar në maj të vitit 2012, ndërsa sot u dënuar me burg të përjetshëm.

 
Top