Stacioni Policor i Kamenicës përmes rrugëve operative janë njoftuar se në orët e hareshme të mëngjesit, rreth orës 05:00, është një Vjedhje në Progres. Njësitet reaguese nga stacioni policor i Kamenicës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshimti i mitur
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit për punë sociale. Janë gjetë fakte të qëndrueshme se ai është i involvuar në rastin e cilësuar nga prokurori i shtetit “Vjedhje e rëndë”. Sendet e vjedhura që janë gjetur te i dyshimti si: telefona mobil dhe gjësende tjera i janë kthyer pronarëve legjitim. Me vendim të Prokurorit rasti procedohet në Prokurori në procedurë të rregulltë njofton PK.