Që nga viti 1999, data 20 nëntor shënon Ditën Universale të Fëmijëve, e cila përkon me përvjetorin e datës kur Asambleja e Përgjithshme Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës, në vitin 1959, si dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës, në vitin 1989.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim inkurajimin e mirëkuptimit në mes të fëmijëve dhe promovimin e mirëqenies për ta.
Për Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) mbetet shqetësuese gjendja jo e mirë e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, përkatësisht në Komunën e Kamenicës përfshirë këtu çështje që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e tyre, kujdesin prindëror, dhunën, punët e rrezikshme, arsimimin, mos pjesëmarrjen në vendimmarrje etj.
NJKDNJ - kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse, organizatat dhe gjithë mekanizmat që punojnë për fëmijë dhe me fëmijë, t’i shtojnë përpjekjet dhe angazhimin për përmirësimin e situatës në respektimin dhe zbatimin e plotë të të drejtave të fëmijëve, përkatësisht në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve, në përgjithësi.
Me respekt,
M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati
Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut(NJKDNJ),Kamenicë
M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati
Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut(NJKDNJ),Kamenicë