“Mësimdhënësit që mund të mbesin pa norma, kjo paraqet një sfidë të veçantë për ne. Jemi të interesuar që askush të mos mbetet pa punë. Ky është një problem që paraqitet në tërë Kosovën për shkak të shuarjes të klasëve të 13, por ne jemi të obliguar dhe kemi vullnet që t`i zgjidhim këto probleme në kuadër të ligjit” tha Sinani për rajonipress.
Kryetari Sinani tha se ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që 1 shtatori mos ta gjej të papërgatitur asnjë drejtor shkolle. Ai ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që gjatë kësaj jave të mbajë takime të shpeshta me drejtorët e shkollave për të evituar të gjitha problemet e mundshme që paraqiten.
Po ashtu sipas Sinanit me kohë kanë filluar procedurat për sigurimin e lëndëve djegëse për shkolla. Me angazhimin e komunës është bërë e mundshme që mësimi në Roganë këtë vit të filloj në dy ndërrime, ndërsa së shpejti fillon edhe ndërtimi i objektit të ri shkollor.Sinani ka thënë se ditë më parë ka takuar edhe drejtorët e shkollave.
Arsyeja pse i kam ftuar drejtorët është sepse ne bartim përgjegjësi të veçantë për fillimin e mirë dhe të mbarë të vitit shkollor.
Gjatë vizitave që kam bërë në disa shkolla kam vërejtur se ka disa mangësi teknike të cilat janë duke u eliminuar dhe deri më 1 shtator do të rregullohen të gjitha, ka shkolla ku kam vërejtur se mungojnë disa dritare, diku mungon uji ose sistemi i ujësjellësit dhe gjëra të ngjashme tha Sinani.
“Mësimdhënësit që mund të mbesin pa norma, kjo paraqet një sfidë të veçantë për ne. Jemi të interesuar që askush të mos mbetet pa punë.
Ky është një problem që paraqitet në tërë Kosovën për shkak të shuarjes të klasëve të 13, por ne jemi të obliguar dhe kemi vullnet që t`i zgjidhim këto probleme në kuadër të ligjit” tha Sinani për rajonipress.
Kryetari Sinani tha se ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që 1 shtatori mos ta gjej të papërgatitur asnjë drejtor shkolle. Ai ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që gjatë kësaj jave të mbajë takime të shpeshta me drejtorët e shkollave për të evituar të gjitha problemet e mundshme që paraqiten.
Po ashtu sipas Sinanit me kohë kanë filluar procedurat për sigurimin e lëndëve djegëse për shkolla. Me angazhimin e komunës është bërë e mundshme që mësimi në Roganë këtë vit të filloj në dy ndërrime, ndërsa së shpejti fillon edhe ndërtimi i objektit të ri shkollor./rajonipress/