Komuna e Kamenicës këtë vit ka krijuar lehtësira të shumta për mërgimtarët duke filluar nga dhënia e dokumentacioneve personale, certifikata, pritja nëpër sportele pa rreshta të gjatë si dhe mundësia që ata të njihen me traditat e vendit të tyre.
Faton Biqkaj tha se për të gjitha këto shërbime kanë marrë edhe lëvdata nga mërgimtarët.
Komuna e Kamenicës këtë vit me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet që diaspora të ndihet rehat dhe të ketë pushim të këndshëm.
Administrata komunale ka qenë 24 orë në shërbim të mërgimtarëve dhe kjo ka ndikuar që edhe të marrim lëvdata prej tyre tha Faton Biqkaj zëdhënës i Komunë së Kamenicës.
Biqkaj tha se enkas për mërgimtarët janë formuar dy ndërrime dhe nëpër të gjitha sportelet e komunës nuk ka pasur as tollovi as rreshta të gjatë.”
Jo vetëm administrata ishte në shërbim të tyre sepse me propozimin e kryetarit Begzad Sinani komuna ka organizuar aktivitete të ndryshme e të shumta kulturore, sportive. Kemi organizuar koncerte dhe u kemi dhënë mirënjohje mërgimtarëve më aktiv dhe atyre që për shumë vite kanë kontribuar për Kosovën dhe familjet e varfra” tha Biqkaj.
Biqkaj tha se mërgimtarët në veçanti e kanë pëlqyer ushqimin tradicional për çka komuna kishte organizuar një darkë enkas për ta, derisa ka pasur edhe promovime të librave, futboll mes ekipeve të ndryshme etj.”Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga ana e mërgimtarëve dhe me ata që kemi kontaktuar janë ndarë vërtet të kënaqur.
Boqkaj i tha rajonipres se ky vit është shumë inspirues për ne që të vazhdojmë dhe ta avancojmë këtë program që e kemi aplikuar sivjet”