Iris Shala, fytyra e “Gym Fitness Center”
Ajo është një trajnere e fitnesit dhe një super modele, tashmë e njohur në Evropë. Në mediat e Kosovës, ajo bëri bujë pasi pozoi në revistën presitigjoze për meshkuj "Playboy", edicioni gjerman.
Iris Shala tashmë imazhin e saj e ka sjell edhe në Kosovë. Ajo do të jetë fytyra reklamuese e “Gym Fitness Center” në Prishtinë, që do të funksionojë 24 orë në 7 ditë të javës.
“Ne jemi krenarë të ju prezantojmë fytyrën zyrtare të Gym Fitness Center 24/7, aktoren, trajneren e fitnesit, modelen e Playboy, Iris Shala. Ajo do të jetë në Prishtinë për të bërë hapjen e palestrës së dytë të kompanisë sonë në Grand Store me 26 dhjetor 2013”, thuhet në komunikatën e Gym Fitnes Center.
Iris Shala është mbesa e ish-aktorit të madh kosovar, Abdurrahman Shala.

